Klinsmann: Ende mund t’i arrijmë qëllimet
Albeu.com
Menaxheri i Bayern Munichut, Jurgen Klinsmann, thotë se ekipi i tij ёshtё ende nё pozitё pёr tё fituar çdo trofe qё ka përpara, pavarësisht fillimit tё dobët.Bavarezёt kanё marrё vetëm njё pikё nga tre ndeshjet e fundit dhe aktualisht renditen nё vendin e 11-tё tё tabelës sё Bundesligёs, pas shtatё ndeshjeve tё zhvilluara.

Pas dy humbjeve tё njёpasnjёshme ndaj Werder Bremenit dhe Hannoverit, Bayerni barazoi 3-3 ndaj Bochumit gjatё vikendit.

“Ende kemi potencial. Kundёr Lyonit dhe nё Bukuresht, lojtarёt treguan dёshirё dhe vullnet pёr tё vrapuar, aftësi pёr tё bёrё presion ndaj kundërshtarit. Ekipi tregoi çfarë mund tё bёjmё”, ka thёnё Klinsmann.

“Sidoqoftё, ata nuk e dëshmuan kёtё nё njё ose dy ndeshje nё Ligё. Nё çdo ndeshje nё Bundesliga, madje edhe kundër Bremenit, Hannoverit dhe Bochumit, kishim mjaft shanse pёr tё fituar”.

“Ende mund t’i arrijmë tё gjitha qëllimet. Mendojmё pёr Kupёn, jemi nё krye tё grupit tё Ligёs sё Kampionёve, dhe nё Bundesliga kemi mjaft shanse t’i arrijmë gjёrat shkallё shkallё. Kemi shumё punё para vetes”, shton trajneri i Bayernit.
Shtuar më 07/10/2008, ora 14:18
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori