Klinsmannit i ikën nga duart fitorja (VIDEO)
Jurgen Klinsmann ishte shumë pranë fitores së tij të parë në ndeshjen e dytë si trajner i Herthës së Berlinit, por të besuarit e tij shpërdoruan avantazhin e dyfishtë dhe u detyruan të kënaqen me një pikë në transfertën e vështirë ndaj Eintrachtit të Frankfurtit.

Berlinezët vinin pas 5 humbjeve radhazi, e fundit prej të cilave përballë Borussias së Dortmundit në debutimin e Klinsmann, ndërsa sot morën një pikë që mund të shërbejë për të rritur moralin e skuadrës, që pozicionohet në zonën e ftohtë të renditjes.

Lukebagio në pjesën e parë dhe Grujic në minutën e 63-të shënuan për Herthën golat që dukej se do të sillnin fitoren e munguar prej javësh, por Eintrachti u zgjua dhe riktheu baraspeshën me golat e Hintereger dhe Rode, ndërsa të dy skuadrat u kënaqën me nga një pikë.
Shtuar më 06/12/2019, ora 23:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori