Klodian Duro firmos me Tiranën
Pëlqej
Mesfushori i kombëtares shqiptare Klodian Duro, do të luajë gjatë këtij sezoni tek Tirana. Akordi që përflitej prej javësh u arrit djene darke pas tratativave të veteranit me drejtuesit e bardhebluve.

Të dyja palët kanë rënë dakort dhe në ditet në vazhdim do të hidhet edhe firma. Për këtë, pritet kthimi i presidentit Halili nga Greqia.

Kjo do të jetë aventura e dytë e Klodian Duros tek Tirana, i larguar më parë nga kjo skuadër mes polemikash dhe dyshimesh. Elbasanasi kthehet te skuadra e kryeqytetit në një moment të vështirë për ta.

Skuadra e trajnerit Rubio humbi ndeshjen e parë në "Qemal Stafa" dhe akoma është në merkato pasi disa nga blerjet nuk kanë rezultuar të suksesshme, apo edhe nuk janë realizuar.

Duro shpresonte se mund te gjente përseri një skuadër jashtë Shqipërise, por në mungesë të ndonjë oferte serioze të huaj, bardheblutë mbetën zgjedhja më e mirë për të. /albeu.com/
Shtuar më 17/09/2011, ora 11:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori