Klonimi i Messit? I realizueshëm
Lionel Messi klon. Nuk po flasim për një film fantastiko-shkencor apo dëshirën e çmendur të ndonjë tifozi të Barcelonës, por për një të vërtetë të realizueshme....të paktën në letër. Një ditë edhe argjentinasi do t’i japë lamtumirën futbollit dhe mendjet më të zgjuara të botës janë vënë në lëvizje për të na dhuruar një tjetër kopje të tij. Gjenetisti britanik, Ricky Joshi, pohon se në terma teknikë, është e mundur që sulmuesi i katalanasve të klonohet.

Doktori sqaron më tej se kjo nuk është thjesht një hipotezë, pasi teorikisht, Messi mund të ketë një binjak edhe pse asnjëherë deri më sot nuk është provuar klonimi i njerëzve. Gjithsesi, pikëpyetja më e madhe në këtë ekuacion është: A ka mundësi reale që Messi klon të ketë të njëjtin talent me fituesin e 4 topave të artë? Doktori Ricky Joshi nuk është shumë i sigurt për këtë.

"Nëse tani do të merrnim ADN-në e tij dhe do ta fusnim në një qelizë për të kopjuar një njeri, gjatë kalimit të viteve, derisa ai të shkojë 25 vjeç zhvillimi mund ta ndryshojë shumë nga kopja origjinale. Nëse flasim për një futbollist, mjekësia është në gjendje madje të rikrijojë edhe këmbën e majtë të tij", shprehet doktori.

Mesa duket, dëshira e presidentes së Argjentinës, Cristina Fernandez Kirchner përpara Kupës së Botës 2010 për të klonuar sulmuesin, mund të bëhet realitet në të ardhmen, por kujdes! Ky nuk duhet të shërbejë si një precedent pasi edhe katalanasit do të dëshironin klonet e Iniestas, Xavit, Piquesë apo Puyol dhe nëse një gjë e tillë realizohet, atëherë bukuria dhe momentet e papritura që futbolli dhuron, atehere mund te çonin në vdekjen e këtij sporti. /albeu.com/
Shtuar më 10/01/2013, ora 18:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori