Kloop: Bayerni na respektoi më shumë sesa ne respektojmë veten
Që Liverpool po vazhdon në këto nivele të larta është absolutisht edhe dora e trajnerit Kloop që e ktheu skuadrën aty ku e kishte vëndin pas disa vitesh rënie.

Pas ndeshjesh me Bayern Munchen Kloop u shpreh:

"Nuk ka shumë skuadra që fitojnë në stadiumin e Bayern. Kjo është një fitore e veçantë, ndaj një skuadre të madhe. Pjesa e parë ishte e vështirë, donim të bënim më shumë, por pas golit dolëm në lojën tonë.

E dimin që në pjesën e dytë duhet të rriteshim dhe e bëmë. Van Dijk është një lojtar fantastik. Duhet të shënojmë më shumë nga goditjet standarde duke parë fuqinë që kemi.
Nuk e kam idenë se çfarë është e mundur për ne këtë sezon. Sot donim vetëm të kalonim në çerekfinale dhe ky është një hap i madh në drejtimin e duhur.

Në grup ia vështirësuam punën vetes, por tani me Bayern e pamë se sa shumë na ka respektuar kundërshtari, mbase më shumë sesa ne respektojmë veten.

Beckenbauer kishte thënë se unë te Bayern do të ishte pika kulmore? Më bëhet shumë qejfi pasi ai është idhulli im, por për momentin jam te Liverpool dhe te Bayern është një trajner tepër i zoti." /albeu.com/

Shtuar më 13/03/2019, ora 23:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori