Kloop dështon ta marrë lojtarin, por i premton se do përpiqet deri në ditën e fundit
Jurgen Klopp thotë se Liverpool do të vazhdojë të ndjekë transferimin e Naby Keita derisa të mbyllet dritarja e transferimit.

Mesfushori i RB Leipzig Keita është synimi kryesorë në këtë verë i Liverpoolit dhe ata janë të vendosur të kthehen për një ofertë të dytë këtë javë pasi një ofertë fillestare prej 57 millionë paund u hodh poshtë. Klopp këmbëngul që ende nuk ka zhvillim të mëtejshëm, përcjell Albeu.com.

Kloop tha: "Asgjë e re për të thënë për të, është tregu i transferimit, gjithçka është e hapur deri më 31 gusht. Ndonjëherë gjërat shkojnë, ndonjëherë nuk shkojnë.

Pas përfundimit në vend të dytë pas Bayern Munich në sezonin e kaluar në Bundesligë, Leipzig kanë parë interesin në ngritjen për Keita, ndërsa 22-vjeçari vlerësohet në rreth 70 milionë paund. /albeu.com/
Shtuar më 18/07/2017, ora 10:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori