Kloop gati 60 milion euro për mesfushorin gjerman
Liverpool raportohet se po konsideron transferimin e mesfushorit të Bayer Leverkusen Kai Havertz pas sezonit fantastik të lojtarit.

Vetëm 19 vjeç, Havertz ka vërtetuar se është një nga talentet më premtues në Europë dhe ka dhënë një kontribut të madh për ekipin e tij nga mesi i fushës.

Ai mund të luajë në disa role dhe deri tani ka shënuar 17 gola duke përgatitur gjashtë të tjerë.
Shifra mbresëlënëse për një lojtar të moshës së tij dhe një nga klubet e interesuara për të është edhe Liverpool i Jurgen Klopp.

The Reds janë gati të sfidojnë Bayern Munich, Borussia Dortmund, Paris Saint-Germain dhe Juventus për firmën e tij dhe lojtari pritet të kushtojë rreth 60 milionë euro.

Havertzs mund të jetë pasardhësi afatgjatë i James Milner dhe do t’i bashkohej një mesfushe të mbushur me yje si Keita apo Oxlade-Chamberlain i cili sapo është rikthyer nga dëmtimi. /albeu.com/

Shtuar më 29/04/2019, ora 18:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori