Trajneri i
Liverpoolit e emëroi
Coutinhon kapiten në ndeshjen e mbrëmshme për herë të parë. Braziliani ia ka shpërblyer besimin trajnerit teksa shkëlqeu duke shënuar “hat-trick” në fitoren 7-0 të
Liverpoolit ndaj
Spartakut të Moskës.
Edhe tifozët e
Liverpoolit e kanë pëlqyer shumë reagimin e brazilianit pas emërimit si
kapiten, sidomos inkurajimin që ai i bëri shokut të skuadrës Moreno pas daljes i dëmtuar nga fusha, shkruan Albeu.com.
Por
trajneri Klop ka habitur me përgjigjen e tij në konferencën pas ndeshjes, kur u pyet se pse e kishte zgjedhur mesfushorin brazilian si
kapiten.
“Arsyeja është e thjeshte, sepse është lojtari me i vjetër i ekipit që ndodhej në fushë. Ai mbërriti këtu ne vitin 2013, por më duhet ta pranoj që unë nuk e dija këtë gje dhe prandaj mu desh ta kërkoja ne google”, deklaroi
trajneri gjerman. /albeu.com/
Shtuar më 07/12/2017,
ora 18:30