Klop pas fitores me Tottenham: As që më intereson diferenca me ndjekësit
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, foli pas fitores 0-1 kundër Tottenham. Për Sky Sport, numri një i të kuqve tha: “Të fitosh një numër ndeshjesh sa kemi fituar ne, nuk është aspak e lehtë.

Po të ishte, të gjitha skuadrat do ta kishin bërë. Kemi krijuar diçka speciale dhe fakti që çdo futbollist është në top-formë gjithmonë kur ne zbresim në fushë, më lumturon jashtë mase.

lumturon fakti që kemi bërë startin më të mirë në histori? Jo, e vetmja gjë që më lumturon është ajo që mund të fitojmë në verë. Nuk jam aspak i interesuar për numrin e pikëve që kemi ose për diferencën me ndjekësit.

Diferenca me ndjekësit? Nuk është asgjë për t’u festuar. Në momentin që kemi aq pikë sa askush nuk mund të na arrijë, atëherë do të interesohem. Për momentin, as më intereson fare”, përfundoi Klopp.
Shtuar më 11/01/2020, ora 21:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori