Klopp: Coutinho i ngjan Del Pieros
Jurgen Klopp ka krahasuar Philippe Coutinhon me legjendën e Juventusit, Alessandro del Pieron.

Coutinho u transferua te Bayern Munich pasi me ardhjen e Griezzmanit te Barcelona ai nuk do të gjente më hapësira.

Jurgen Klopp i cili e ka stërvitur te Liverpooli i ka uruar më të mirat Coutinhos.

Coutinho nuk kishte pasur shumë mundësi për të luajtur në pozitën e tij të preferuar, si dhjetësh, me ne. Por, ai është një tetësh i mrekullueshëm dhe një sulmues i krahut të majtë fantastik sepse është i mirë në hapësirat e ngushta dhe ka shpejtësi për të gjetur hapësira të reja”, është shprehur trajneri gjerman.

“Ai i dominon ndeshjet e futbollit dhe mund të jetë një ndihmë e madhe për skuadër nëse arrin të përshtatet atje. Bayerni kishte nevojë për të dhe Bayerni e dëshironte atë. Unë nuk e kam parë një lojtar si ai që prej Del Pieros”.

Coutinho do të tentojë të ketë ndikim të menjëhershëm në Bayern, kur të përballet me Schalken të shtunën në kuadër të Bundesligës.


Shtuar më 22/08/2019, ora 15:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori