Klopp: Duhet të ndalim Lewandowski-n, nuk sakrifikojmë Champions-in për Premier League
Jurgen Klop ka dalë në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes kundër Bayern Munich sot në mbrëmje në "Alianz Arena".

Konferenca e trajnerit gjerman nis menjëherë me emocionet që e presin atë dhe Liverpulin e tij në "Allianz Arena".


Çfarë pritje prisni nga tifozët e Bajernit?

Uau, nuk ia kam idenë, por nuk pres festë.

A i dëmton Champions-i shanset e Liverpulit për Premier Ligën?
Nuk mendoj se një trajner tjetër në botë do t’i përgjigjej kësaj pyetjeje nëse do luante në Champions. Ne duam të kualifikohemi, edhe po të na bëjë dëm.

Sa e vështirë është gjetja e ekuilibrit në këtë ndeshje?

Është e vështirë. Duhet të kemi ritëm dhe në momentet vendimtare të bëjmë gjënë e duhur. Bajerni është një skuadër e klasit botëror dhe duhet mbrojtur mirë dhe pasur vetëbesim kur sulmojmë. Duhet të luajmë futbollin tonë më të mirë dhe këtë duhet të tregojmë. Do ketë momente kur të dyja ekipet do dominojnë.

Stadium më i frikshëm është “Anfield” apo “Allianz”?

Nuk dua t’i zemëroj tifozët e Bajernit, por tifozët e Liverpulit nuk kursehen të bëjnë zhurmë.

Do vendoset kjo ndeshje nga trajnerët?

Ne do të ndikojmë sigurisht me planin, por janë lojtarët përgjegjësit e vërtetë në fushë.

Nga vjen kërcënimi nga Bajerni?

Nuk është e lehtë të luash kundër Levandovskit. Koman, Gnabri gjithashtu janë në formë të shkëlqyer. Ishte një ndeshje e ekuilibruar në Liverpul dhe do të jetë e tillë edhe kjo, por ne duhet të tregojmë dëshirën për të shkuar në çerekfinale.

Do të jetë Lovren titullar përkrah Van Dajkut?

Dejan u grumbullua kundër Bërnlejt, por unë nuk mendoj se ai ishte gati të luante. Është stërvitur normalisht dhe është një alternativë. Të luajë 90 minuta do të jetë ndoshta shumë, por të shohim.

Shtuar më 13/03/2019, ora 17:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori