Klopp e pranon: Ishim me fat që shkuam në finale
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, pas humbjes 4-2 që i solli kualifikimin në finale, ka pranuar se skuadra e tij ishte me fat në ndeshjen e mbrëmshme kundër Romës.

“Është 100 për qind një finale për Sean Cox (tifozin e Liverpoolit që u sulmua nga tifozët e Romës dhe pësoi lëndime të rënda)”.

“E kemi thënë edhe më herët se kemi menduar për këtë gjë, tash jemi këtu, të gjitha lutjet dhe urimet tona janë me të”.

“Sot (e mërkurë) ishim me fat, e dimë këtë. Roma është e fortë, i mbanim ku deshëm, sepse ishin të egër, shkaktuam rrezik dhe krijuam epërsi 2-1. Gjithçka mirë”.

“Por, pastaj nuk bëmë sa duhej në kundërsulme, nuk e shfrytëzuam hapësirën që na dhanë dhe e humbëm ndeshjen”, ka deklaruar Klopp për Mediaset Premium. /albeu.com/
Shtuar më 03/05/2018, ora 10:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori