Trajneri i Liverpoolit,
gjermani Jurgen
Klopp, në fund të ndeshjes së fituar kundër Chelseat me
rezultatin 1-2 në “Stamford Bridge”, është shprehur i kënaqur me ekipin e tij.
“Ishte një ndeshje e mirë mes dy skuadrave të forta. Kemi shfrytëzuar goditjet e lira në momente deçizive dhe kemi marrë më të
mirën. Në pjesën e dytë kemi pasur të paktën dy shanse për të
thelluar avantazhin përpara se Kante të bënte atë depërtim dhe të shënonte golin”, shprehet Klop.
Më tej
gjermani shton: “Me
rezultatin 1-2 ne mbrojtëm mirë, loja ishte emocionuese dhe ne jemi në krye të tabelës me pikë të plota”.
Shtuar më 23/09/2019,
ora 09:28