Klopp fton Keitan në finalen e Champions League kundër Real Madridit
Jurgen Klopp e ka ftuar lojtarin tashmë të blerë të Liverpoolit Naby Keita për finalen e Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit.

Keita pritet që të kalojë tek skuadra e Premier Leagues në fund të sezonit pasi do të luaj në "Anfield Road".

“Ta sjellim atë në dhomën tonë të darkës dhe ti themi: djem, ai do të luaj për ne sezonin e ardhshëm!’ nuk do të thotë diçka e madhe. Nuk është problemi i im kryesorë, por do të mendojë për të”, tha fillimisht Klopp.

“Nuk mendojë për gjëra të këtilla, por nëse Naby e lexon këtë dhe ai dëshiron të vije me ne në finale, ai është i ftuar”, deklaroi Klopp. /albeu.com/
Shtuar më 07/05/2018, ora 23:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori