Klopp i kënaqur me ndeshjan ndaj Ajax-it: Paraqitje e mirë, me të vërtetë një ndeshje e "egër"
Jurgen Klopp ka përshëndetur paraqitjen e skuadrës së tij në fitoren 0-1 ndaj Ajax.

Liverpool mori tre pikë në udhëtimin e vështirë në Holandë përballë skuadrës së Ajax.

Në këtë ndeshje për 30 minuta në fushë ishte edhe Xherdan Shaqiri.

"Paraqitje mjaft e mirë për ta fituar ndeshjen", ka deklaruar fillimisht Klopp.

"Kjo është ajo që ju duhet. Mendoj që të dy skuadrat mund të luajnë futboll më të mirë, ishte, në moment, më të vërtetë një ndeshje e ‘egër’. Unë mendoj se fusha ishte më të vërtetë e ndërlikuar, me pak baltë dhe të dy ekipet dukeshin më të vërtetë të rraskapitura shumë herët".

Shtuar më 22/10/2020, ora 08:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori