Klopp i kënaqur me Shaqirin e shokët e tij pavarësisht krizës me lëndimet
Skuadra e Liverpool duket se po kalon një krizë për shkak të lëndimeve.

Por megjithatë Klopp nuk duket i alarmaur, madje ka thënë se është i kënaqur me skuadrën e tij përfshirë të gjithë lojtarët.

Klopp ka treguar se nuk do të kërkojë askënd gjatë afatit të janarit për të zgjidhur problemet në mbrojtjejen e Liverpoolit.

Kujtojmë se Trent Alexander-Arnold dhe Joe Gomez janë të lënduar, duke lënë Reds me pak opsione për krahun e djathtë të mbrotjes.

Rafael Camacho ka debutuar në Premier Ligë në fitoren 4-2 të Crystal Palace dhe Klopp duket i kënaqur me paraqitjen e 18 vjeçarit.

“Mund të imagjinoj çfarë do të mendojnë njerëzit për këtë situatë por ju duhet të bëni vendime të momentin kur ato vendime tashmë janë në tavolinë”, tha gjermani.

“Kjo është arsyeja pse Clyne nuk është me ne më”.

“Në një moment, ne kemi opsione të mjaftrueshme por tani nuk kemi. Kjo do të jetë edhe në ndeshjen tonë të radhës”.

“Me thuani emrin e një lojtari i cili mund të luaj si mbrojtës i djathtë dhe në pozita të tjera që është më i mirë se lojtari i jonë, Rafa”, ka thënë ai. /albeu.com/


Shtuar më 21/01/2019, ora 10:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori