Trajneri i Liverpoolit, Jurgen
Klopp ka lavdëruar punën e sulmuesit shqiptar, Xherdan
Shaqiri.
Shaqiri ishte në formacionin bazë kundër Manchester Unitedit duke zhvilluar 76 minuta pastaj u zëvendësua me Curtis Jones.
Sidoqoftë, tekniku gjerman mendon se ka gabuar me vendimin për ta zëvendësuar Shaqirin, sepse ka mundur të luante edhe më shumë.
"Shaq është
vërtet në formë të mirë. Ndoshta mund të luante edhe pak më shumë,
mirëpo nuk isha i sigurt".
"Ishte kohë e gjatë që nuk ka luajtur nga fillimi, por ishte
vërtet i mirë. Shaq ishte aty dhe ndihmoi me të madhe", deklaroi ai.
Mbetet të shihet nëse
Shaqiri do jetë në formacionin bazë në përballjen e radhës kundër Burnleyt.
Shtuar më 19/01/2021,
ora 10:56