Klopp i shtang të gjithë, ky është lojtari që "piketon" si zëvendësuesin e Van Dijk
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, po mundohet që të gjejë zëvendësin e mbrojtësit Virgil van Dijk-ut të dëmtuar dhe Joe Gomez. Të dy futbollistët kanë lënë një gropë të madhe dhe kampionët janë futur në merkato për ta mbyllur një problem të tillë.

Numri një i stolit ka hedhur sytë drejt Greqisë dhe skuadrës së Olympiakosit. Ai dëshiron të rrëmbejë mbrojtësin Ruben Semedo. 26-vjeçari po luan me ekipin grek dhe është lideri i skuadrës.

Portugezi ka eksperiencë dhe në Spanjë, pasi ka luajtur me Villarrealin. Karriera e lojtarit kryesisht ka qenë e përqëndruar në në Portugali dhe prej dy vitesh luan me Olympiakosin. Semedo ka patur probleme dhe me ligjin në Spanjë, pasi është akuzuar për rrëmbim personi dhe tentativë vrasjeje.

Shtuar më 14/11/2020, ora 19:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori