Klopp: Ia dalim edhe Marco Reus
Pëlqej
Jurgen Klopp beson se Borussia Dortmund mund t’ia dalë edhe pa Marco Reus. Sulmuesi i skuadrës verdhezi u dëmtua në sfidën eleminatore që kombëtarja gjermane fitoi 2-1 ndaj Skocisë dhe do të mungojë për 4 javë, por pavarësisht kësaj trajneri i nënkampionëve të Bundesligës është i bindur se skuadra e tij do të jetë e suksesshme edhe pa yllin e saj.

"Gjërat mund të shkonin edhe më keq për ne. Unë sigurisht jam shumë i mërzitur për dëmtimin që pësoi Marco, por 4 javë besoj se do ta kalojnë shpejt. Tashmë nuk na mbetet gjë tjetër vecse të punojmë fort dhe të zhvillojmë ndeshje sa më të mira edhe pa Reus", është shprehur Klopp.

Me mungesën 25-vjeçarit shpresat e Dortmundit për të shënuar sa më shumë gola do të varen të gjitha te blerja e madhe e kësaj vere, sulmuesi italian Ciro Immobile. Por edhe ish lojtari i Torinos e shqetësoi jo pak Borussian pasi në sfidën mes Norvegjisë dhe Italisë mori një goditje që me siguri e ka bërë me dhimbje koke trajnerin Jurgen Klopp kur e ka parë nga ekrani.

Por ai që i qetësoi të gjithë në shtëpinë e Dortmundit ishte mjeku i përfaqësueses italiane Enrico Castellazzi, i cili deklaroi se Immobile është mirë dhe nuk ka asnjë problem, kështu që do të jetë i gatshëm për skuadrën verdhezi në takimin e kësaj të shtune që verdhezinjtë do të kenë përballë Freiburgut të Admir Mehmedit. /albeu.com/
Shtuar më 10/09/2014, ora 15:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori