Klopp ia mbath vrapit sapo sheh Guardiolën, reagimi i gjermanit po bën xhiron e botës (VIDEO)
Jurgen Klopp ka një marrëdhënie të veçantë me gazetarët e futbollit. Gjermani lëshon shpesh batuta dhe është i çiltër në mënyrën se si shprehet, duke mbyllur me humor pjesën më të madhe të intervistave të tij.

Në intervistën e tij të fundit, Klopp e ka treguar edhe një herë këtë shpirt humori që ka.

Klopp dhe Guardiola një ditë pas ndeshjes mes Liverpool dhe Manchester Cityt, kanë qenë në UEFA duke marrë pjesë në një mbledhje të organizuar nga kjo e fundit me trajnerët elitarë për të mësuar idetë e propozimet e këtyre të fundit rreth aktiviteteve të ndryshme.

I ngacmuar nga gazetarët nëse kishte folur me Guaridolën, pasi ky i fundit u pa shumë i nervozuar me arbitrat e ndeshjes, Klopp u përgjigj se po.

“Sigurisht që fola, pse të mos flas me të”, tha Klopp i cili në atë moment ktheu kokën pas dhe pa se Guardiola po afrohej. “Po vjen Pep Guardiola!”, ishte reagimi i tij epik me zë të ulët duke u larguar me shpejtësi duke qeshur nga gazetarët, të cilët edhe ata nga ana tjetër nuk e mbajtën do të qeshurën për këtë reagim të veçantë të gjermanit.
Shtuar më 12/11/2019, ora 19:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori