Klopp ia uron me ironi Salas çmimin e lojtarit të vitit: Hajde se erdhi Roma


Pëlqej
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, i ka dërguar një video-urim të veçantë Mo Salas pasi ai fitoi çmimin e lojtarit më të mirë të vitit në Premier League.

“Në futboll është gjë e rrallë të fitosh si individ, mirëpo kjo skuadër ngritet nga personaliteti, lojtarët dhe jam shumë i kënaqur që kam qenë trajneri yt gjatë këtij viti”.

“Mendoj se ky çmim, për të cilin je votuar nga të gjithë lojtarët tjerë në të gjitha ligat në Angli, është një nder i jashtëzakonshëm për ty dhe për familjen tënde, për të cilin duhet të krenoheni”.

“Kemi pasur një rrugëtim të shkëlqyer deri më tani, por na kanë mbetur edhe disa hapa për t’i bërë”.

“Tani, të lutem, rrëmbeje trofeun dhe eja në shtëpi… luajmë të martën!”, ka thënë Klopp duke ia uruar gjitha të mirat lojtarit të tij për të ardhmen. /albeu.com/
Shtuar më 23/04/2018, ora 09:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori