Klopp ironizon Atl Madrid: Mirësevini në "Anfield" (VIDEO)
Jurgen Klop nuk shqetësohet edhe aq shumë nga humbja 1-0 që përjetoi skuadra e tij në Ligën e Kampioneve përballë Atletiko Madrid.

Menjëherë pas sfidës, ai analizoi ndeshjen duke mos ngurruar që të paralajmëronte kundërshtarët se në Angli do t’i priste diçka më ndryshe.

“A do të kisha dashur që të na jepnin atë rivënie anësore para golit të tyre? Po, do të na kishte bërë jetën më të lehtë. Por të vish këtu e të mbash 70% topin është e jashtëzakonshme, loja jonë ishte e shkëlqyer, intensiteti siç duhej. Nuk kishim raste të pastra, kishim raste por jo sa duhej. Por ne kemi pasur ndeshje në atmosfera si kjo ku kemi humbur përqendrimin e kemi pësuar golin e dytë.

Zëvendësimi i Mane? Është pjesë e futbollit. mua nuk më pëlqen, pro është. Plani i tyre ishte që të nxirrnin Sadio nga loja me një të verdhë e mundësisht me të kuq. Kisha frikë se kundërshtari do rrëzohej edhe nëse Sadio merrte frymë thellë. Nuk e desha atë situatë ndaj e zëvendësova.

Nuk jam i zhgënjyer, kam parë shumë ndeshje më të këqija në jetën time. Mendoj se nuk ishim aq mirë sa duhej në 1/3 e fundit. Respektoj mënyrën se si luan Atletiko, por është vetëm 1-0, nuk është 5-2. Për të gjithë tifozët e Atletikos që kanë një biletë, u them mirë se vini në ‘Anfield’”, ishte ftesa sfiduese e Klop.
Shtuar më 18/02/2020, ora 23:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori