Klopp: Jemi të rrezikshëm në kundërsulm, do bëjmë gjithçka të kualifikohemi
klopp00
Trajneri i Liverpool, Jurgen Klop ka folur para ndeshjes së kthimit kundër Bajernit te Mynihut, ku u shpreh optimist për kualifikimin e të tijve.

Për gazetarët anglezë, trajneri gjerman i të kuqve tha:

"Fillimisht duhet të sigurohemi që jemi gati fizikisht për këtë ndeshje. Do të jetë një ndeshje e luftuar. Kur thashë pas ndeshjes së parë se rezultati 0-0 na favorizon neve, nuk e besuat. Do ta shikoni nesër. Ne do të bëjmë lojën tonë, jemi më të rrezikshëm në kundërsulm. Ata duhet të ndryshojnë stilin e lojës.

Bajerni është në një moment të mirë, fituan 6-0 ndeshjen e fundit dhe janë sërish në krye të tabelës. Por për një gjë nuk duhet të keni asnjë dyshim: Ne do të japim gjithçka në fushën e lojës që të kualifikohemi!”, tha Klop para gazetarëve./albeu.com/
Shtuar më 11/03/2019, ora 23:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori