Klopp jep lajmin e mirë për finalen e Champions League
Pëlqej
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka bërë me dije se mesfushorët, James Milner dhe Emre Can po rikuperohen shumë shpejt dhe do të jenë gati për finalen e 26 majit kundër Realit në Kiev.

Të dy mesfushorët janë të dëmtuar, ku Milner mungoi në ndeshjen e fundit kundër Brighton Hove Albion, gjithashtu as Emre Can ka bërë disa mungesa në stërvitje.

Klopp ka deklaruar se: “James do të kthehet në stërvitje shumë shpejt, mendoj të se këtë të shtunën do të shohim, ndoshta edhe të premten”.

Emre është këtu, kjo është diçka e mirë, ta kesh atë me grupin është gjithmonë mirë, djalosh fantastik. Do të shohim çfarë do të bëjmë me të, duhet ende punë për të bërë, por mirë që tashmë e kemi këtu” ka thënë Klopp. /albeu.com/

Shtuar më 17/05/2018, ora 09:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori