Klopp jep shpjegime: Për këtë arsye e zëvendësova Shaqirin
Pëlqej
Xherdan Shaqiri herën e fundit që u aktivizua me Liverpool i ka habitur të gjithë më parqitjen e tij.

Ai ishte pretagonist në dy golat e Liverpool në pjesën e parë të ndeshjes kundër Southamptonit.

Por megjithëse Shaqiri shkelqeu, trajneri Klopp vendosi që në pjesën e dytë ta zëvendësonte.

Së fundmi Klopp ka shpjeguar gjithcka dhe ka thënë se kjo gjë ndoshi për arsye teknike, dhe jo se Shaqiri nuk ishte në gjendje të mirë.

“Për të qenë i sinqertë nuk ishte e lehtë. Ndonjëherë është puna ime të japi lajmin që askush nuk dëshiron ta dëgjojë”, ka thënë Klopp për Liverpoolfc.com.

“Kjo ishte ajo që ndodhi në pjesën e parë. Ai është një djalë fantastik, ia shpjegova situatën dhe nuk ka ndonjë problem”.
“Zakonisht nuk i shpjegoj zëvendësimet, por mendova se kësaj radhe është e arsyeshme”.

“Është diçka e mirë që e kemi atë, gjuajta e lirë ishte diçka e madhe. Si lojtar i ri zakonisht ke vështirësi, por ai jo. Ai ka provuar gjithçka”.

“I vetmi problem ishte mbrojtja. Sulmi ishte mirë, por mendova se duhet të bënim më shumë në mbrojtje. Ai bëri mirë dhe më pëlqeu”, ka shtuar Klopp. /albeu.com/
Shtuar më 24/09/2018, ora 13:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori