Klopp ka disa fjalë për sulmuesin gabonez, Pierre-Emerick Aubameyang
Jurgen Klopp ka mohuar se Liverpool do të tentojë transferimin e sulmuesit të Borussia Dortmund, Pierre-Emerick Aubameyang.

Liverpool është në kërkim të një futbollisti për të zëvendësuar Philippe Coutinhon, i cili në fillim të këtij muaji kaloi në Barcelonë për 160 milionë euro.

Sipas trajnerit gjerman karakteristikat për ta zëvendësuar brazilianin i ka sulmuesi i Borussia Dortmundit, Pierre-Emerick Aubameyang.

“Auba është më të vërtetë lojtar i mirë. Duke lexuar gazetat, natyrisht filloni të besoni se mund të ndodh”, tha fillimisht Klopp për DAZN.

“Ai është lojtar i madh, por ai nuk luan në pozitën që ne urgjentisht kemi nevojë për një lojtar të ri”, tha në fund gjermani. /albeu.com/
Shtuar më 28/01/2018, ora 18:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori