Klopp kontakte me Mbappe, ëndërrohet transferimi i francezit në "Anfield"
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp është i interesuar për të siguruar transferimin e "ëndrrave", pra sulmuesin e PSG-së, Kylian Mbappe.

Francezi cilësohet si lojtari ideal për të zëvendësuar dyshen Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi që janë duke shkuar drejtë pensionimit.

Mbappe ndihmoi Francën të fitoi Kupën e Botës në vitin 2018 dhe këtë sezon ka shënuar 14 gola në vetëm 18 paraqitje.

Pos Liverpoolit, Real Madridi gjithashtu thuhet se është duke vëzhguar 22-vjeçarin edhe pse Klopp synon të mposht gjigantin spanjoll dhe të bind francezin për kalimin në "Anfield".

Sipas AS, Klopp është në kontakt me Mbappen dhe kur të hapet afati veror do bëjë çmos që ta transferojë të Lvierpool.

Sidoqoftë, PSG është duke vazhduar të shpresojë që lojtari do rinovojë, derisa nëse e shet nuk pranon asnjë vlerë nën 250 milionë euro.
Shtuar më 06/01/2021, ora 13:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori