Klopp kujton titullin me Dortmundin: Isha i dehur dhe fjeta në stadium, në shtëpi shkova me një kamion plot me pula
Në vitin 2011, Jurgen Klopp e fitoi titullin e kampionit në Gjermani më Borussia Dortmundin, duke fituar edhe famë në të gjithë botën.

Ai është kthyer ta kujtojë atë kohë, kur u shpall kampion dhe festën që e përjetoi.


“Di të them që e kam tepruar shumë me pijen dhe kjo u dallua edhe në disa intervista të dhëna pas ndeshjes”.

“Nuk mund të tregoj çfarë ndodhi atë ditë, por e kujtoj që pas festës në stadium, jam zgjuar në një kamion, brenda garazhit të stadiumit “Signal Iduna Park”. Nuk e mbaj mend si përfundova aty, por thjesht kur u zgjova isha vetëm”, tregon ngjarjen interesante trajneri gjerman.

Klopp e vazhdon rrëfimin,, duket treguar se si shkoi në shtëpi nga aty, me drejtorin sportiv të klubit, Hans-Joachim Watzke.

“U nisëm për të ikur nga stadiumi dhe Ëatzke ndaloi një makinë në rrugë. Ishte një turk me një kamionetë, ndërsa Watzke e pagoi 200 euro, duke i kërkuar të na merrte”.

“Hipëm dhe isha ende i lodhur e i përgjumur, ndërsa koka më përplasej nëpër makinë. Në një moment po ndjeja një erë të rëndë dhe për një çast mendova se isha në ëndërr, por jo… Bagazhi i makinës ishte plot me pula”, ka thënë Klopp. /Telegrafi/
Shtuar më 06/09/2019, ora 21:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori