Klopp me karta të hapura: Merkato me pikatore
I pyetur për planet e Liverpoolit në këtë merkato, trajneri gjerman, Jurgen Klopp, garantoi se nuk do të shpenzohen shuma të mëdha dhe përforcimet do të jenë me pikatore. Në fjalën e tij, Klopp tha:

"Nuk ka nevojë të shpenzohen para. Nuk dua të tregoj me përpikmëri se çfarë do të bëjmë në këtë merkato, por përforcimet do të jenë me pikatore. Alternativa jonë më e mirë për të ecur përpara është të vazhdojmë me këtë grup lojtarësh dhe të fokusohemi edhe tek të rinjtë, pasi aty ka shumë lojtarë cilësorë.

Kemi një skuadër të madhe, mund të konkurojmë në të gjitha kompeticionet. Këtë gjë e treguam dhe në këtë sezon. Nëse do të ketë largime, do të shohim në treg për të gjetur zëvendësues", u shpreh Klopp. /albeu.com/
Shtuar më 16/05/2019, ora 18:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori