E FUNDIT/ Tërmeti godet Shqipërinë, banorët në panik
Klopp merr vendim për të mos festuar me golat për këtë arsye
Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, ka vendosur të mos i festojë më golat e shënuara nga skuadra e tij.

Klopp këtë vendim e ka marrë nisur nga aplikimi i teknologjisë VAR, e cila shpeshherë ka ndalë në gjysmë festimin e golit.

Një gjë e tillë ndodhi edhe në ndeshjen kundër Watford, kur u anulua goli i Sadio Mane.

"Të jem i sinqertë nuk ia kam idenë se ku ishte pozicioni jashtë loje. Nuk i festoj golat më sepse duhet të presësh derisa dikush konfirmon se është gol" ka thënë Klopp.

"Nuk mendoj se ishte pozicion jashtë loje tek goli i Sadio. Nuk mund ta shihja. Por, nuk kam parë ripërsëritjen, kështu që nuk kam ndonjë ide" shtoi gjermani.
Shtuar më 14/12/2019, ora 23:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori