Klopp: Mos prisni miqësi mes Borussias dhe Bayernit
Pëlqej
Më në fund erdhi momenti i së vërtetës. Kampionët dhe nënkampionët e Gjermanisë do përplasin brirët në Superkupë, 9 ditë para startit të sezonit të ri të Bundesligës. Në këtë duel nuk ka miq dhe harmoni, por armiq dhe jetë a vdekje.

Trajneri i Borussia Dortmund, Jurgen Klopp, e ka të qartë se përse bëhet fjalë duke marrë shkas edhe nga viti i kaluar.

"Në Botëror, pati miqësi dhe shoqëri brenda grupeve heterogjene (klubeve të ndryshme), por në këtë duel gjithçka shfaroset. Futbollistët mund të jenë miq dhe shokë apo edhe të një familjeje, por qëllimi është i kundërt. Kjo finale ka një rëndësi të madhe. Kush e fiton, gëzohet. Nuk jemi ende në stadin e duhur. Përgatitjet kanë qenë mjaft të komplikuara dhe për më tepër nuk kemi pasur të gatshëm të gjithë lojtarët. Luajmë para tifozëve tanë dhe kjo do na japë më shumë adrenalinë për ta fituar Superkupën. Këtë sezon do jemi në gjendje të fitojmë çdo finale", përfundoi strategu i verdhezinjëve. /albeu.com/



Shtuar më 13/08/2014, ora 16:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori