Klopp: Mund të isha trajner i Manchester United
Jurgen Klopp mund të kishte qenë pasuesi i Sir Alex Ferguson në pankinën e Manchester Junajtid në vitin 2013, kur skocezi vendosi të lërë stolin e Djajve të Kuq.

Është vetë trajneri i Liverpool që e pohoi këtë pikërisht në prag të sfidës që skuadra e tij do të luajë me Manchester Junajtid.
“Ishte një periudhë kohë që Manchester United ishte i interesuar për mua, por unë nuk mund të lija Borusian e Dortmundit. Nuk mund të bësh planifikime për vitin pasardhës kur je në mes të një sezoni. Nuk kisha dëgjuar për ndonjë ofertë reale, por edhe sikur të më kishte ardhur një e tillë, do ta kisha refuzuar.

Fillimisht duhet të mbaroja atë që kisha nisur me Dortmundin dhe më pas të mendoja për gjëra të tjera. Ndoshta nuk është mënyra më e zgjuar, por unë kështu veproj. I isha besnik Dortmundit dhe e njëjta gjë ishte edhe me Mainzin”, rrëfen Klopp.

Sfida mes Liverpool dhe Manchester United do të zhvillohet ditën e diel në Anfield.
Shtuar më 16/01/2016, ora 15:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori