Klopp: Napoli nuk e dinte se kush ishim
Trajneri i Liverpool Jurgen Klopp deklaron veten e tij si trajnerin më krenar të futbollit pasi ekipi i tij është kualifikuar në fazën e nokautit të Champions League pas fitores 1-0 me Napolin.

Goli i Mohamed Salah i dha të Kuqve avantazhin, dhe megjithëse dominuan ndeshjen, duhej një pritje e Alisson në fund për të siguruar kualifikimin.

"Është e pabesueshme,” shprehet Klopp për BT Sport. “Nuk besoj se ka pasur ndonjëherë trajner më krenar se unë në këtë moment.

"Mo shënoi një gol të pabesueshëm ndërsa Alisson bëri një pritje vendimtare, nuk e kam idenë se si mund ta bësh një pritje të tillë.
“Bashkë me publikun, ishte thjesht e jashtëzakonshme. Bëmë një ndeshje të mrekullueshme.

"Gjëja e mirë ndaj Napolit ishte, se ata nuk e kishin idenë se kush ishim. Ishim si vëllai djallëzor.”

Shtuar më 12/12/2018, ora 09:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori