Klopp në dyshim për të ardhmen e tij te Liverpooli
Ish trajneri i Borussia Dortmund tashmë është një kult hero në Merseyside por ai ka pranuar se nuk ka planet afatgjata përpara

“Nuk dua të mendoj shumë larg”, ka thënë ai për Sky Sports.

Nëse ju e shkruani atë, shumë njerëz do të flasin. Gjithçka po shkon mirë për këtë moment, por ende, njerëzit thonë se Klopp nuk ka fituar asgjë”.

“Nuk Kam fituar dhe kjo është një pjesë e së vërtetës, ne nuk duhet të mendojmë për vitin 2022, sepse është rrugë e gjatë deri në atë vit”.

“Në verë, do të këtë njerëz të cilët do të thonë se është momenti më i mirë që unë të largohem nëse ne fitojmë diçka sepse ne nuk do të fitojmë më kurrë, do të jenë njerëz të tjerë të cilët do të thonë unë duhet të largohem sepse nuk kam fituar asgjë”.

“Derisa mua me pëlqen këtu, e unë i kam pas vete të gjithë-nga pronarët, lojtarët deri të tifozët deri te tifozët në klub-ne duhet të përpiqemi dhe të përpiqemi, por në këtë moment nëse një nga këto grupe nuk është i lumtur apo më shumë, pastaj ne duhet ti marrim parasysh atë”.

“Tani jemi mirë, 2022 është larg kështu që ne nuk duhet të mendojmë për atë, derisa gjithçka për ne po shkon ashtu si duhet”, përfundoi Klopp. /albeu.com/
Shtuar më 25/12/2018, ora 19:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori