Klopp: Nëse Bajerni fiton do të më pëlqente
Trajneri i Borussias së Dortmundit, Klopp zhvleftëson Kupën e Botës për klube ndërsa rivalët e Bajernit të Mynihut përgatiten të luajnë finalen. Bavarezët do ta luajnë sfidën që vlen trofeun përballë Raja Casablanka që u përfshi në turne si skuadra përfaqësuese e vendit mikpritës, Marokut. I pyetur nëse do të ishte i lumtur të shihte djemtë e Pep Guardiolës teksa ngrenë trofeun, Jurgen Klopp zgjodhi armën e tij të preferuar batutat shpotitëse për t’u përgjigjur.

“Që të jemi të ndershëm, nëse Bajerni fiton me të vërtetë do të më pëlqente, por kjo nuk do të thotë se të shtunën mbrëma do të ulem para televizorit duke veshur fanellën e Bayern. Pashë ndeshjen kundër skuadrës kineze, Guangzhou, por ata kishin fituar një tjetër titull, Championsin Aziatik. Por tani ata po përballen me Kazablankën. Nëse nuk luan Humphrey Bogart, çtë them ajo është hera e fundit që kam dëgjuar për Kazablankën, flas për filmin. Gjithsesi ndoshta në të ardhmen ky kompeticion do të ketë një vlerë më të madhe”.

Por më pas nuk ka vend për humor, pasi tema është vizita e Herthës së Berlinti në “Signal Iduna Park” këtë të shtunë, aq më tepër që Klopp zbuloi se ka shqetësime të reja për formacionin e gjymtuar në lidhje me Sebastian Kehl dhe Jakub Blazczykowskin që u detyruan të lënë stërvitjen të Enjten.

“Marcel Schmelzer ishte në gjendje të stërvitej pa ndonjë problem për gjithë javën. Ilkay Gyndogan mund të bëjë shumë si i vetëm ashtu dhe me skuadrën. Ende nuk është në 100% por gjithsesi ky është një lajm pozitiv. Sven Bender ende nuk po stërvitet ndaj është një dyshim i madh për të shtunën. Vec të tjerash dhe Sebastian Kehls dhe Jakoub Blazczykovski ndalën stërvitjen. Nuk jam i sigurt nëse ishte dëmtim apo dicka pa shumë rëndësi, por kjo mbetet për t’u vlerësuar pasi nuk mund të zhvillojnë seancat e fundit para ndeshjes”
Shtuar më 20/12/2013, ora 18:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori