Klopp nuk e preferon, lojtari mund të largohet për 15 milion euro
Ka luajtur vetëm 13 herë për Liverpool gjatë sezonit që sapo është mbyllur në Premier League dhe për mesfushorin Adam Lallanakjo nuk mjafton.

Ai është duke menduar largimin e tij nga ky ekip pavarësisht se ky i fundit kërkon një shifër marramendëse për futbollistin.

Liverpool, megjithëse ai tashmë nuk është një titullar nën drejtimin e Jurgen Klopp, nuk kërkon të heqë dorë prej tij pa 15 milionë euro.

Sipas anglezes Express, 31-vjeçari, mund ta imagjinojë një rikthim te klubi ku u bë i famshëm, Southampton.

Lojtari i kombëtares angleze ka një kontratë deri në vitin 2020 me finalistët e Champions League. /albeu.com/
Shtuar më 19/05/2019, ora 18:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori