Klopp: Nuk jemi vetëm ne rival të Manchester Cityt
Pëlqej
Jurgen Klopp u pyet sot se pse Liverpool po shihet si i vetmi sfidues për Manchester City për titull në Premier Ligë këtë sezon dhe ai ka thënë se Anglia duket se i sheh favoritët vetëm ata “që bëjnë transferim të lojtarëve”.

“Nuk jam fort i interesuar se çfarë thonë njerëzit për ne. Ne themi këtë para çdo ndeshje, ajo çfarë thonë të tjerët është e mirë, ndonjëherë jo e mirë, por gjithmonë nuk është shumë e rëndësishme”.

“Çfarë është e rëndësishme është që ne e dimë çfarë dëshirojmë dhe ne dëshirojmë që të jemi sfidues. Si mund të jemi ne ndryshe? Ne nuk kemi fituar asgjë vitet e fundit, kjo është e vërteta. Skuadrat e tjera, mund të them se janë bërë më të dobëta. Kështu pse ne mund të jemi favorit pse paskemi blerë disa lojtarë”.

Duke folur për Liverpool, Klopp ka thënë se gjithçka ka shkuar sipas planit dhe ka thënë se ka pasur vështirësi në zgjedhjen e formacionit më të fort.
Shtuar më 12/08/2018, ora 23:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori