Klopp nuk jep lajme të mira për Xherdan Shaqirin
Jurgen Kloppi nuk ka dhënë lajme të mira për Xherdan Shaqirin.

Trajneri i Liverpoolit ka thënë se Shaqa nuk do të jetë me skuadrën për ndeshjen e nesërme ndaj Wolverhamptonit.

Trajneri gjerman ka thënë se Shaqa nuk është stërvitur fare dhe se nuk dihet saktë data e kthimit të tij.

Kloppi ka njoftuar se në skuadër është rikthyer Lovreni, ndërsa për nesër do të mungojnë bashkë me Shaqirin edhe Milneri e Keita.
Shtuar më 22/01/2020, ora 16:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori