Klopp: Nuk më intereson Champions-i, por qëndrimi në Bundesligë
Situata katastrofike në kampionat e detyron Jurgen Klopp të deklarojë se nuk është i interesuar për Champions League-n, duke insistuar se qëllimi kryesor i Borussia Dortmund është që t'i shpëtojë rënies nga Bundesliga këtë sezon. Kur jemi në gjysmën e kampionatit, Borussia gjendet në fundin e tabelës pasi ka grumbulluar vetëm 15 pikë në 17 ndeshje me një distancë impresionuese prej 30 pikësh nga kryesuesit e Bayern Munchen.

Pavarësisht vuajtjeve në kampionat, ecuria e verdhezinjve ka qenë krejt ndryshe në Champions League ku avancoi në 1/8 ku do të përballet me Juventusin. Gjithsesi rreziku i rënies nga kategoria, pavarësisht sharmit të padiskutueshëmm të kompeticionit madhor për klubet e detyron Jurgen Klopp të pranojë se nuk mund t'ja kushtojë vëmendjen e tij eventit elitar pasi synimi i vetëm është që të sigurojë qëndrimin mes më të mirëve të Gjermanisë.

"Për momentin nuk interesohem për Champions League. Siç qëndrojnë gjërat tani për tani, nuk do ta kisha problem që të qëndronim në Bundesligë pa arritur Champions-in duke krijuar mundësinë të rikthehemi sërish sezonin e ardhshëm", ka thënë tekniku i verdhezinjëve.

Mungesa eventuale e pjesëmarrjes në Champions ka nxitur aludimet mediatike se mund të shtyjë disa prej yjeve të skuadrës të largohen nga Signal Iduna Park, por Klopp këmbëngul se te Dortmundi nuk do të ketë një eksod të tillë.

"Nëse ka ndonjë nga lojtarët e mi që do të preferonte të largohej diku tjetër vetem sepse do të luajën një vit pa Champions Leaguen, atëherë me siguri që unë kam krijuar një gjykim krejtësisht të gabuar për ta. Ne kemi 17 ndeshje përpara dhe do tja dalim pasi janë vërtet shumë. Gjatë pauzës kemi patur mundësinë të punojmë në lidhje me shumë gjëra për të cilat nuk kishim kohën për tu marrë që në verën e kaluar",është shprehur Klopp. /albeu.com/
Shtuar më 22/01/2015, ora 11:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori