Klopp paralajmëron Liverpoolin
Skuadra e Liverpool do të ketë një takim të vështirë këtë fundjavë përballë Manchester City në kampionatin anglez. Trajneri gjerman e ka paralajmëruar skuadrën e tij të ketë kujdes në këtë përballje pasi e cilëson skuadrën e trajnerit Guardiola si një ndër më të mirat në botë.

“Ne e mposhtën Cityn plot 3 herë në sezonine kaluar por, kjo nuk do të thotë që do ta bëjmë sërish. Manchester City është një skuadër shumë e fokusuar. Unë i respektoj shumë ata por ne do të futemi në fushë vetëm për të marrë tre pikët. Që të koleksionojmë tre pikët në këtë takim duhet të japim nga vetja plot 110 përqind të aftësive tona”, tha Jurgen Klopp. /albeu.com/
Shtuar më 05/10/2018, ora 18:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori