E FUNDIT/ Kallëzohet në prokurori Erion Veliaj
Klopp paralajmëron Real Madrid-in: Mos e harroni, ne jemi Liverpool
Pëlqej
Vetëm gjashtë ditë na ndajnë nga finalja e madhe e Champions League ku Liverpool do të përballet me kampionët në fuqi Real Madridin ku ky i fundit shihet edhe si pretendeti kryesor për të fituar.

Por tekniku gjerman , Jurgen Klopp, ka refuzuar që ekipi i tij të quhet jofavorit ndaj Real Madridit.

“Ka pasur klube dominante në vitet e fundit dhe ne po përballemi me një prej tyre. Nuk e kam problem me këtë situatë dhe nuk ndihem jofavorit” ka thënë Klopp.

“Të jemi të sinqertë, ne e pëlqejmë rolin në të cilin jemi. Na pëlqen situata dhe jemi në moment të mirë. Real Madridi është ekip me cilësi të lartë që kërkon tri triumfe për tri vjet rresht, por ne jemi Liverpooli. Këtë mos e harroni”, deklaroi Klopp. /albeu.com/
Shtuar më 20/05/2018, ora 14:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori