Klopp: Pas shumë finaleve të humbura e meritonim këtë
Liverpool triumfon në Champions League. Të Kuqtë fitojnë 2-0 kundër Tottenham falë golave të shënuar nga një në çdo pjesë, me Salah nga pika e bardhë e penalltisë që në minutën e 2’ dhe Origi vetëm 3 minuta para përfundimit të kohës së rregullt, në të 87’.

Trofeu i parë europian për trajnerin Jurgen Klopp, që sezonin e kaluar u dorëzua në finale përballë Real Madrid, për faj edhe të dëmtimit të Salah, por edhe të paraqitjes skandaloze dhe gafave horror të portierit Loris Karius.

Për "Sky", trajneri gjerman i Liverpool nga "Wanda Metropolitano" komentoi kështu suksesin e tij, teksa në fund shpërtheu në lot: "Një mbrëmje e jashtëzakonshme. Ishte një betejë e vërtetë, ku të dyja skuadrat kanë tentuar të triumfojnë. Të dyja skuadrat luftuan për të marrë trofeun, e ëndërronim".

"Nuk ishte ndeshja më spektakolare, por dëshira jonë ishte vetëm që të fitnoim në një sezon që edhe në kampionat ishte gjithashtu shumë intensiv deri në minutë e fundit. Donim të fitonim për të gjithë tifozët që na ndoqën deri këtu, ajo që bënë çunat është e pabesueshme", vijoi Klopp.

"Fituam me dy gola. Këtë fitore ja dedikoj familjes time dhe të gjithë tifozëve tanë, gjithçka për këta njerëz. Nuk kam fjalë. Pas shumë finaleve të humbura e meritonin këtë. Deri më sot i kisha humbur të gjitha finalet. Më kujtohet familja ime. Ata kanë vuajtur shumë më shumë se unë. Jam krenar për këtë klub", deklaroi Klopp.
Shtuar më 01/06/2019, ora 23:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori