Klopp pas triumfit në finale: Zakonisht jam gjysmë-tapë, por nuk kam pirë ende as ujë
Më në fund ka një
finale të fituar për Jurgen
Klop. Trajneri i cili kishte humbur dy
finale më parë në Ligën e Kampioneve, arriti sot të varte në qafë medaljen e fituesit dhe entuziazmin e tij e shprehu me një nga intervistat tipike që dhuron pas ndeshjeve të tilla.
“Jam kaq i lumtur për djemtë, jam kaq i lumtur për të gjithë këto njerëz. Jam i lumtur për familjen time, ata vuajnë ccdo vit kur shkojmë në një
finale, është ndeshja e fundit e sezonit dhe nëse e humbet… Ata janë atë që mbështetin më shumë se të gjithë, si ata atje, ata të tjerët atje…”, tha
Klop duke treguar me dorë nga tribunat.
“A keni parë ndonjëherë një skuadër si kjo, duke luftuar pa pasur më karburant? Dhe kishim një portier i cili bën gjërat e vështira të duken të lehta. Çfarë nate, sot do të jetë fantastike. Ndoshta është nata më e bukur e jetës time, në aspektin profesional.
Ne e kemi provuar disa herë, nuk ia dolëm më parë por ky hap do të thotë shumë. Edhe për pronarët tanë. Ata nuk na vendosin asnjëherë nën presion, janë gjithmonë duke na mbështetur dhe duke na thënë që mund t’ia dalim.
Si do e festoj? Nuk e di. Normalisht pas një fitoreje, 20 minuta pas sfidës unë jam gjysmë-tapë por deri tani nuk kam pirë as ujë”, tha
Klop duke qeshur.
Shtuar më 02/06/2019,
ora 09:28