Klopp për gafën e Alisson: Bëre gabimin në ndeshjen që duhej
Sot Liverpooli luajti ndeshjen përballë skuadrës së Leicesterit e vlefshme për javën e katër të Premier Leagues dhe ajo që ka rënë në sy ka qenë gafa e portierit Alison.

Megjithëse rezultati përfundoi 2-1 në favor të Liverpoolit gafa e Alisson është e pafalshme. Megjithatë nuk i është dukur kështu trajnerit të Liverpoolit, Jurgen Klopp i cili i ka thënë portierit brazilian:

“I thashë se ishte ndeshja e duhur për ta bërë atë gabim pasi arritëm të fitonim gjithsesi. Po të kishim pësuar edhe golin e dytë do të kishte qenë e rëndë, por ai dhe Joe Gomez na shpëtuan në disa raste. Por ne e merituam fitoren dhe kjo është e vetmja gjë që më intereson për momentin. Javën e kaluar bëri atë që bëri, dhe ishte e qartë se do të vinte dita që do ta pësonim. Por nuk do të ndryshojmë. Nuk e di pse nuk e largoi topin, ai dribloi dhe ata shënuan. Ishte një gabim, asnjë portier në botë nuk duhet të tentojë të driblojë në atë situatë. Por ai e bëri, por s’ka gjë. Futbolli është një lojë ku bëhen shumë gabime. Duhet të ndodhë, në mënyrë që të mos ndodhë më.”
Shtuar më 01/09/2018, ora 23:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori