Klopp presion Barçës: Kur u dhanë 222 milionë për Neymarin, pse mos jepen 300 për Messin?
Pëlqej
Menaxheri i Liverpoolit Jurgen Klopp thotë se nënshkrimi i Neymar për 222 milionë euro nga Paris Saint Germain do të thotë se çdo gjë mund të ndodhë tani në fund të merkatos duke përfshirë dhe shitjen e Lionel Messit.

"Është e qartë, pamë si është e pamundur të bëhën dhe gjëra të pabesueshme", tha ai për DAZN . "Klauzola për blerjen e Leo Messin është 300 milionë euro dhe brenda një muaji duket sikur kjo është diçka që është e mundur. Kush do të paguajë 300 milionë euro për të? Tani është diçka që mund të ndodhë lehtë apo jo? " tha tekniku gjërman duke bërë presion mbi Barcelonën për yllin e saj Lionel Messi, përcjell Albeu.com.

Jurgen Klopp ështëi acaruar nga këmbëngulja e katalanasve për Phelipe Coutinhon dhe në çdo seancë konference ai asnjëherë nuk e diskuton shitjen e brazilianit duke ia prerë shkurt që nuk shitet. /albeu.com/
Shtuar më 12/08/2017, ora 17:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori