Klopp refuzon ribashkimin me Coutinhon
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka refuzuar mundësinë për të blerë përsëri Philippe Coutinhon nga Barcelona.

Pas vetëm 18 muajsh në Spanjë, 27-vjeçari u dërgua në huazim te Bayern Munich dhe gjigantët gjermanë duket se nuk kanë asnjë interes ta bëjnë këtë veprim të përhershëm.

Barcelona është e prirur të gjejë një klub të ri për Coutinhon pasi braziliani si duket nuk gjendet në planet e klubit nga Camp Nou.

Coutinho thuhet se i është ofruar një numri të skuadrave të Ligës Premier, përfshirë edhe ish-skuadrën e tij, Liverpoolin.

Megjithatë, sipas gazetës Sport, Reds e sqaruan se ata nuk ishin të interesuar ta rikthenin Coutinho në Anfield kur iu ofruan shërbimet e tij.

Chelseat gjithashtu i është ofruar shansi për të nënshkruar me lojtarin dhe Blutë si duket pëlqejnë këtë mundësi.
Shtuar më 24/04/2020, ora 11:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori