Klopp: Salah duhet të përqendrohet
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, i ka dalë në mbrojtje sulmuesit egjiptian të skuadrës së tij, Mohamed Salah, dhe ka kërkuar nga ai që vetëm të qëndrojë plotësisht i qetë deri sa t’i kthehet formës së tij të mëparshme.

“Ka të bëjë me vetëbesimin e tij. Ai luan shumë mirë, në ndeshjen e fundit ishte shumë i mirë. Ai po rrinte në pozitën e tij, por topi i fundit nuk realizohej siç duhet”, tha Klopp.

“Ai e humbte topin në ato raste sezonin e kaluar. Si duhet të përballet me këtë? Të qëndrojë i qetë, plotësisht i qetë sepse nuk ka nevojë për asgjë tjetër. Duhet të qetësohet plotësisht. Kualitetin është këtu, kështu që gjithçka është në rregull”, deklaroi gjermani. /albeu.com/
Shtuar më 03/10/2018, ora 18:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori