Klopp: Shaqiri më i miri në ndeshjen ndaj serbëve
shaqiri00
Skuadra e Liverpool mposhti Crvena Zvezdën me shifrat e thellë 4-0. Në këtë takim luajti edhe Xherdan Shaqiri i cili dhuroi dy asiste. Nga paraqitja e tij ngeli i impresionuar trajneri i Liverpool i cili tha se Shaqiri ishte lojtari më i mirë në fushë.

"Shaqiri ishte i përfshirë në shumë gjëra të kësaj ndeshjeje. Ai ishte vendimtar. Në rastin e golit të parë, ai e fitoi topin dhe dha një pasim fantastik për Robbo (Andreë Robertson). Në golin e dytë, unë nuk e di se si e pasoi atë top për Mohamed, por ishte sërish Shaqiri. Ai është një futbollist me të vërtetë i këndshëm, që po na ndihmon në këto lojëra”, tha Jurgen Klopp. /albeu.com/
Shtuar më 25/10/2018, ora 09:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori