Klopp tregon arsyen se pse e transferoi Shaqirin në "Anfield Road"
Pëlqej
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka folur për blerjen më të re të Liverpoolit.

Klopp tek Shaqiri pëlqen gatishmërinë për skuadrën, aftësitë dribluese dhe personalitetin, e që të gjitha këto kanë bërë që ai ta rekrutojë 26 vjeçarin në radhët e tij në kohën dhe momentin e duhur.

“Mendojë që fraza angleze “no-brainer (vendim i lehtë” e shpjegon vendimin tim për të nënshkruar me Xherdanin. Kur dikush si ai është i gatshëm ju duhet të veproni nëse jeni të mençur – dhe ne jemi të tillë”, tha menaxheri për Liverpoolfc.com.

“Ai është i shpejt dhe driblues, e kontrollon arrogancën në fushën e futbollit, një trim i vërtetë për të luftuar për top dhe ka influencë në lojë. Të luash me ne këto janë kërkesat themelore”, ka thënë Klopp. /albeu.com/
Shtuar më 13/07/2018, ora 22:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori