Klopp u del në mbrojtje lojtarëve
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka thënë të premten se do të jetë shumë e vështirë që yjet e Premier Leagues të mos festojnë. Megjithatë, ka shtuar se lojtarët do të bëjnë më të mirën.

Premier League iu shkroi klubeve këtë javë dhe u ka kërkuar që t’i shmangin përqafimet dhe përshëndetjet me dorë, pasi rastet me Covid-19 në Mbretërinë e Bashkuar po rriten vazhdimisht.

Duke iu folur gazetarëve para ndeshjes së Liverpoolit kundër Manchester Unitedit në vikend, Kloppi ka thënë se lojtarët që ai i drejton kanë qenë jashtëzakonisht të disiplinuar deri tani në këtë edicion, por futbolli është lojë emocionale.

“Disa njerëz mund të thonë se lojtarët përqafohen me njëri-tjetrin, pse të mos përqafoj edhe unë. Më pas, natyrisht se kemi një problem. Mendoj se njerëzit janë të mençur mjaftueshëm për ta bërë diferencën e njerëzve që testohen rregullisht me ata që nuk testohen. Kjo bën diferencë të madhe”, ka thënë Klopp.

Lideri Unitedi dhe kampioni Liverpooli, dy ekipet më të suksesshme angleze, kanë vetëm tri pikë dallim para ndeshjes të së dielës në Anfield, ku skuadra e Kloppit nuk ka humbur që prej vitit 2017.

Megjithatë, Kloppi nuk mërzitet për rekordin e vendosur në shtëpi apo nëse Unitedi marshon drejt titullit, pasi është rrugë e gjatë deri në fund dhe se edhe Manchester City është në garë po ashtu.
Shtuar më 15/01/2021, ora 19:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori